![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/Theresa-May.jpg)
Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it
15 janar 2019
| 21:21
Parlamenti i Britanisë ka hedhur poshtë të martën marrëveshjen e kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian.
Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmuese votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.
May gjatë gjithë kohës u bëri thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”.
Votimit të marrëveshjes i ka paraprirë një debat i gjatë që ka zgjatur pesë ditë.