I propozon së dashurës për martesë në aeroport, ajo nuk pranon dhe largohet

17 janar 2019 | 10:55

Nuk ka arritur dot ta nisë fluturimin një tullumbac i kuq me dedikim, me të cilin një djalosh donte ta deklaronte historinë e tij të dashurisë. Priti të dashurën e tij në aeroportin e Katanias për ta bërë propozimin e ‘sikletshëm’ të martesës.

Kishte organizuar gjithçka me detaje: kishte blerë unazën, studiuar fjalët e duhura, madje kishte bindur administruesit e faqes së “Facebook”-ut të “Fontanarossa” të publikonin një postim për mbështetje. Gjithçka shkoi kot: në momentin që ai u gjunjëzua dhe mes syve kuriozë të njerëzve i kërkoi të martoheshin, ajo refuzoi  dhe iku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhavit Haliti Zhvillimet e fundit politike në Republikën e…