Xhaka lë pas Ramseyn dhe Ozilin

22 janar 2019 | 17:49

Granit Xhaka është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Arsenalit dhe kjo gjë është konfirmuar dhe në këtë sezon, ku i ka luajtur të gjitha takimet në Premier Ligë si titullar dhe në vetëm tre raste është zëvendësuar.

Përveçse rolit si titullar dhe si një lider i mesfushës, 26-vjeçari është vlerësuar së fundmi dhe nga “CIES Football”, që merret me analizën dhe vlerën e futbollistëve. Sipas “CIES Football”, Granit Xhaka është lojtari i katërt më i shtrenjtë në ekipin e Arsenalit, duke lënë pas lojtarë si Ramesey apo Mesut Ozil.

Xhaka vlerësohet 62.9 milionë euro sipas studimet, ndërsa më shumë se ai vlerësohen vetëm Torreira, Lacazzete dhe Aubumeyang. Uruguaiani është në vendin e tretë me vlerë prej 74.3 milionë eurosh. 300 mijë euro më shumë, pra 74.6 milionë, vlerësohet sulmuesi Aleksandër Lacazzet, ndërsa më i shtrenjti është Aubumeyang me plot 95.4 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alessandra Chiurco e përkufizon veten si artizane të muzikës dhe…