Tenori i famshëm shqiptarë ishte ushtar i UÇK-së

22 janar 2019 | 20:15

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në “Facebook”, duke i’u përgjigjur sfidës tashmë virale në rrjete sociale “20 years challenge” apo “20 vjet ndryshim”.
Lahaj ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë, kurse sot është ushtar në paqe.

Postimi i plotë i Lahajt pa ndërhyrje:
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.
20 years of change

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka qenë një prej netëve të zakonshme të kujdestarisë në…