Profesori Rusinovci: Çdo pagë mujore mbi 2 000 euro ishte dashur të tatimohet 50 për qind

24 janar 2019 | 10:24

Profesori universitar, Imer Rusinovci, ka komentuar rreth Projektligjit për pagat.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka  shkruar se një kriter i veçantë në Ligjin e pagave duhet të jetë limiti i pagave (i cili kriter mungon). 

Rusinovci ka theksuar se duke pasur paraysh gjendjen ekonomike në vend, çdo pagë mujore mbi 2 000 euro ishte dashur të tatimohet 50 për qind, raporton “Epoka e re”.

“Nëse e kemi pikësynim funksionalizimin e shtetit, një kriter i veçantë në Ligjin e pagave duhet të jetë limiti i pagave (i cili kriter mungon). Duke pasur paraysh gjendjen ekonomike që kemi në nivel vendi, çdo pagë mujore mbi 2000 euro ishte dashur të tatimohet 50 %.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë,…