![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/880AE0CC-3BC0-4034-8EBE-FB88E6F6F031_w1023_r1_s.jpg)
Iraku dënon me vdekje gruan që iu bashkua ISIS-it
Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje një grua gjermane me prejardhje nga Maroku, pasi ajo i ishte bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).
Zëdhënësi i gjyqësorit, Abdul-Sattar Bayrkdar, ka thënë sot se gruaja gjermane është dënuar pasi ka qenë pjesëmarrëse në sulmet kundër forcave të sigurisë dhe ka ofruar ndihmë në logjistikën e këtij grupi militant.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur mund të bëjë kërkesë tek një gjykatë më e lartë lidhur me vendimin.
Ajo është zënë nga forcat irakiane në një betejë për Mosulin vitin e kaluar, ka thënë Bayrkdar, duke shtuar se ajo e ka ditur që i është bashkur IS-it, pasi ka udhëtuar nga Gjermania në Siri dhe më pas në Irak, së bashku me dy vazjat e saj.
Të dy vajzat më pas janë martuar me militantë.
Forcat irakiane kanë ndaluar një numër të grave të huaja, derisa i kanë larguar luftëtarët e IS-it nga territori që dikur kanë kontrolluar në veri dhe qendër të Irakut.