Në dhjetor 2018, Kosova në BE eksportoi 7,3 milionë euro mallra

24 janar 2019 | 15:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë, tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.1% në muajin dhjetor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 273,5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 267,8 milionë Euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin (9.7%).
“Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2018 kishte vlerën 29,4 milionë Euro, ndërsa importi 302,9 milionë Euro, që është një rënie prej (-0.2%) për eksport dhe një rritje prej 1.9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 39.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5% e përbëjnë produktet minerale; 5.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.6% e përbëjnë artikuje e ndryshëm të prodhuar; 3.3%e përbëjnë produktet e industrisë kimike etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.4% e përbëjnë produktet minerale; 14.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.4% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.4% produktet e industrisë kimike; 5.1% tekstil dhe artikujt prej tij; 5.0% e plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj. “

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,3 milionë Euro, ose rreth 25.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.7%), Holanda (3.4%), Italia (2.8%), Sllovenia (2.3%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 155,1 milionë Euro, ose 51.2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.1%), Italia (6.3%), Greqia (5.9%), Sllovenia (5.3), Polonia (2.9%) etj”, është thënë në raport.

Sipas ASK-së, në muajin dhjetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 13,3 milionë Euro, ose 45.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (23.0%), Maqedonia (10.8%), Serbia (5.6%), dhe Mali i Zi (4.6%).
“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2018, arritën në 42,3 milionë Euro, ose 14.0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-46.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (5.8%), Shqipëria (5.7%) dhe Serbia (1.8 %).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,7 milionë Euro, ose 29.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (19.0%), dhe Zvicra (5.7%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105,4 milionë Euro, ose 34.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.7%) dhe Kina (9.8%)”, përfundoi raporti i ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA, kampionati më i fortë dhe më emocionues në botë…