Spitali i Ferizajt pajiset me 20 shtretër të rinj

24 janar 2019 | 15:49

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë ndarë 20 shtretër të lëvizshëm, me katër thyerje, për spitalin e Ferizajt.

Time Azotiq nga Hani i Elezit, e cila trajtohet në Spitalin e Ferizajt, duke bërë krahasim me shtratin e vjetër, ka thënë se i riu është shumë më i përshtatshëm.

Reparti i Dializës në Spitalin e Ferizajt  ka 25 shtretër dhe ofron shërbime 24 orë. Aktualisht në këtë spital trajtohen 81 pacientë, ndërsa gjatë verës numri rritet, pasi që aty marrin tretman edhe raste nga diaspora.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë se ndryshimet e fundit i japin një pamje tjetër pavijonit dhe ngritin cilësinë e shërbimeve për pacientët.

Sipas tij, furnizimi me shtretër të rinj ka qenë i domosdoshëm. “Shtretërit të cilët kanë qenë më herët në spitalin e Ferizajt, kanë qenë të amortizuar dhe jofunksional. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe qysh në momentin e parë kemi pranuar 20 shtretër dhe tash ecuria e punës është shumë më relaksuese”, ka thënë Zeqiri.

Përveç qytetarëve të Ferizajt, në këtë repart trajtohen edhe pacientë nga Komuna e Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “Dhuro gjak,…