Kosova dhe Hungaria me memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurimeve

25 janar 2019 | 16:43

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), ka nënshkruar të premten në Budapest të Hungarisë memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Republikës së Hungarisë.

Memorandumi i nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Sekretari Gjeneral i Shoqatës së Sigurimeve të Hungarisë  Daniel Molnos.

“Kjo marrëveshje  ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mes të kompanive të sigurimeve te të dyja shteteve. Në takim pjesëmarrës ishin z. Tamas Rumi nga Shoqata e Sigurimeve të Hungarisë si dhe z. Venhar Hana nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës”, është thënë në komunikatë e ShSK-së.

“Përmes këtyre memorandumeve ne synojmë ta rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me shoqatat që përfaqësojnë kompanitë e sigurimeve në vende të rajonit, por edhe të Evropës” ka thënë Sami Mazreku, drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Sipas tij, përmes memorandumeve të bashkëpunimit behët shumë më i lehtë bashkëpunimi mes përfaqësueseve të Industrisë së Sigurimeve të Republikës së Kosovës, por përfaqësueseve të kompanive të sigurimit të Republikës së Hungarisë.

Po ashtu, gjatë vitit që lamë pas Shoqata e Sigurimeve e Kosovës ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurueseve të Shqipërisë, deri sa në muajit në vijim pritet të nënshkruhen edhe memorandume tjera me Shoqatën e Sigurimeve të Austrisë, Bullgarisë dhe Kroacisë.

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që operojnë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e reshjeve të borës dhe mospastrimit të rrugëve…