Katër të arrestuar në aksionin kundër grabitjeve në Prishtinë

25 janar 2019 | 22:01

Katër persona janë arrestuar në aksionin që Policia e Kosovës a ka kryer të premten në Prishtinë.

PK-ja ka bërë të ditur se E.K, 17-vjeçar, A.K, 18-vjeçar, M.S, 18-vjeçar dhe A.G, 21-vjeçar, janë arrestuar për grabitjen më 18 dhjetor në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Ata nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë kryer grabitjen.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër okacioneve të ndryshe, ku policía ka arritur të gjejë dhe konfiskoi një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në një takim…