MI: Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

25 janar 2019 | 23:09

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. “Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MI-së janë në terren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat. Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore”, thuhet  në njoftimin e MI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka siguruar një vend në 1/8-at e Kupës…