Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit

26 janar 2019 | 17:21

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci sot në Brezovicë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se lajmi për vdekjen e djalit të akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim…