Besa Gaxherri përlotet gjatë homazheve për Arian Dacin
27 janar 2019
| 11:44
Në mesin e atyre që kanë bërë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit, Arian Daci, ishin edhe deputetë të LDK-së.
Besa Gaxherri nga LDK-ja, nuk i ka përmbajtur lotët pasi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të zëvendësministrit të ndjerë, Arian Daci, transmeton “Klan Kosova”.
I ndjeri vdiq dje si pasojë e një orteku bore në malet e Brezovicës.