Haziri, Haradinajt: Shumë shpejt ka me të lënë në lloç shefi i PAN-it

28 janar 2019 | 22:08

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka thënë kryeministrit Ramush Haradinaj se shumë shpejt Kadri Veseli do ta lë atë në lloç.

Kjo deklaratë e Hazirit vjen pas qëndrimeve të ndryshme të partnerëve të koalicionit për taksën ndaj produkteve të Serbisë.

“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja po bën çmos të gjejë trupin e humbur të…