Prishtina për fitore në Hungari

30 janar 2019 | 15:52

Z Mobile Prishtina të mërkurën me fillim nga ora 18:00 në Szolnok të Hungarisë do të përballet me ekipin Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Njëherësh kjo është edhe ndeshja e parafundit e Z Mobile Prishtinës në kuadër të këtij grupi, pasi ballafaqimin e fundit do ta luaj në kryeqytet më 6 shkurt kundër Pinar Karsiyaka nga Turqia. Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë më 19 dhjetor 2018 në mes Z Mobile Prishtinës dhe Szolnoki Olaj pati triumfuar skuadra bardhekaltër me shifrat 81:76.

Z Mobile Prishtina tani ka pesë pikë pas katër ndeshjeve. Ajo pozicionohet e treta në Grupin I. I pari është Oliver Wuerzburg me tetë pikë, i ndjekur nga Pinar Karsiyaka me shtatë. Në fund është Szolnoki Olaj. Dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales të FIBA Europe Cup.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë…