Sipas OKB-së gjashtë emigrantë vdesin çdo ditë duke kaluar Mesdheun

30 janar 2019 | 16:49

Bazuar në një raport të Kombeve të Bashkuara, mesatarisht gjashtë emigrantë kanë vdekur çdo ditë vitin e kaluar teksa kanë qenë duke kaluar Detin Mesdhe.

Italia më herët ka deklaruar se shifra e këtij lloji të vdekjeve ka shënuar rënie vitin e kaluar, për shkak të numrit më të vogël të personave që kanë kaluar këtë zonë.

Megjithatë, vdekjet e banorëve të Libisë janë rritur për 1 në çdo të 14-ën arritje më 2018, në krahasim me një në çdo të 38-ën arritje në ndonjë vend të BE-së sa ka qenë më parë.

Ky raport është publikuar në kohën kur shtatë shtete evropiane janë pajtuar për t’i dhënë fund konfliktit rreth pranimit të 47 emigrantëve, që ishin bllokuar për më shumë se 12 ditë në anijet e organizatave bamirëse javë në parë.

Sipas të dhënave, vetëm më 2018, është thënë të kenë vdekur rreth 2 275 persona.

Përveç tjerash në raport është theksuar se emigrantët pasi janë pranuar janë dërguar në qendra të ndalimit, ku janë përballur me kushte “të tmerrshme”, raporton “Rel”.

“Të ndaluarit në disa zona janë përballur me kufizime të ushqimit dhe disa prej tyre janë përballur me sëmundjen e tuberkulozës”, është thënë në të dhëna.

Raporti ka rekomanduar që kërkimi dhe procesi i shpëtimit të emigrantëve duhet të përshpejtohet, mirëpo po ashtu duhet të tregohet “solidaritetit” në mes të kombeve evropiane ashtu që të lejohet shpërngulja e azilkërkuesve në vendet tjera brenda BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza e skuadrës së Besës së Pejës është konfirmuar edhe…