Thaçi: Heroizmi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, i përjetësuar në historinë tonë të re

31 janar 2019 | 11:10

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-komandantët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Thaçi ka thënë se ata janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës.

“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/2440295972707414/?type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës dhe ajo e Gjilanit kanë përfunduar fazën…