![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/e-jashtëzakonshme-17.jpg)
Fotografia që bëri lëmsh gjithë rrjetin
31 janar 2019
| 11:39
Nëse e vështroni me detaje, arrini të kuptoni se është një qen i vërtetë. Kafsha shtëpiake i përket Sandra Pineda nga Filipinet, e cila u habit nga reagimi që patën njerëzit pasi publikoi fotografinë me qenin e saj.
22-vjeçarja bleu qenushin me ngjyrë të zezë Piper kur ishte vetëm dy muajsh. Piper i përket racës Xoloitzcuintle ose qenve meksikanë pa qime. Sandra ka treguar se shumë njerëz e ngatërronin qenin me një statujë për shkak të paraqitjes unike dhe faktit që nuk ka qime.