Këngëtarja bën tatuazh portretin e Harry Styles në faqe
31 janar 2019
| 11:44
Një këngëtare ka bërë një lëvizje drastike për ta tërhequr vëmendjen e yllit të popit, Harry Style. Kelsy Karter, nga Zelanda e Re, bëri tatuazh në faqe portretin e këngëtarit. Ajo publikoi fotografinë e tatuazhit në rrjetet sociale.
“Më në fund e di se çfarë do t’i dhuroj Harryt për ditëlindjen e tij”. Këngëtarja pati paralajmëruar në “Twitter” se kishte planifikuar diçka për ditëlindjen e Harryt më 1 shkurt.