![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/denis-suarez.jpg)
Suarezi zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit
31 janar 2019
| 14:49
Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez ka kompletuar transferimin te Arsenali në formë huazimi deri në fund të sezonit.
25-vjeçari do të bashkohet me trajnerin Unai Emery, me të cilin punoi sa ishin pjesë e Sevillas. Edhe pse Arsenali nuk e ka bërë të ditur, Suarezi është huazuar me të drejtë blerje nga Barcelona.