SHSKUK-ja do të mbështesë Spitalin e Mitrovicës

31 janar 2019 | 15:37

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar të enjten Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë,  “dr. Sami Haxhibeqiri”.

Në takim me menaxhmentin dhe stafin, ai ka shprehur mbështetjen e SHSKUK-së për zhvillimin e projekteve për këtë spital.

Në takimin e sotëm me ushtuesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv, Dr. Enis Istrefi, drejtori i SHSKUK-së, ka dhënë perkrahje për resurse humane, Infrastrukturë të jashtme dhe pajisje mjekësore të modernizuara.

Është diskutuar mes tjerash, edhe për ndërtimin e Ambulancave Specialistike, kompletimi i objektit të ri të Repartit të Hemodializës dhe hapja e objektit  të Repartit të Pediatrisë, ku të gjithë fëmijëve të qytetit të Mitrovicës  do t’u ofrohen  shërbime ambulantore specialistike dhe spitalore kualitative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, ka…