Situatë ekstreme në Amerikë: Temperatura rekord deri në -46 gradë Celsius
31 janar 2019
| 15:47
Kjo është pamja e Çikagos që është mbërthyer ashtu si gjithë verilindja e Shteteve të Bashkuara nga acari. Është aq ftohtë sa edhe uji i valuar ngrin menjëherë.
Acari i ka marrë jetën deri më tani 12 personave. I fundit ishte një student 18-vjeçar nga Ajova, i cili u gjet i ngrirë në temperatura minus 46 gradë Celcius. Me dhjetëra është numri i aksidenteve të rrugët kombëtare, si rasti i një aksidenti masiv në Miçigan.
Rekordi i temperaturave të ulëta është regjistruar në Grejsvill të Minesotës, gati minus 50 gradë Celcius. Mbi 2 mijë fluturime janë anuluar prej ngrirjes së pistave, ndërsa mijëra ndërtesa janë pa energji elektrike./tvklan/