Rritet numri i viktimave nga të ftohtit në Amerikë

01 shkurt 2019 | 11:29

I ftohti polar që ka mbërthyer Amerikën, me temperatura që shkojnë deri në minus 48 gradë celcius, ka bërë që bilanci i viktimave të rritet në 21 persona.

Një ditë më parë u raportua se 12 persona kishin humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë, teksa sipas Dr. Stathis Poulakidas 9 persona kanë humbur jetën në Çikago.

Një student i Universitetit të Iowa u gjet i pajetë jashtë kampusit, si pasojë e ekspozimit ndaj temperaturave tepër të ulëta.

Në kohën kur policia gjeti të pajetë Gerald Belz, 18 vjeç, termometri shënonte minus 46 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ka kaluar më shumë se 20 vjet që kur Shtetet e Bashkuara janë përballur me të ftohtin artik, i cili është duke u përhapur në të gjithë vendin.

Illinoisi, Michigani dhe Wisconsin kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që mijëra fluturime janë anuluar, shkolla e universitete janë mbyllur, e në disa zona është pezulluar dhe shërbimi postar./gsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohti polar që ka mbërthyer Amerikën, me temperatura që…