Prokuroria e Ferizajt ngrit 217 aktakuza për një muaj

01 shkurt 2019 | 12:23

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjithsej 217 aktakuza për raste të ndryshme penale dhe ka paraqitur 15 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 13 aktakuza, janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit dhe janë marrë 15 aktvendime për fillim të hetimeve.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit janar ka ngritur gjithsej 183 aktakuza, ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë 80 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ngritur 21 aktakuza, ka marrë 21 aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe ka bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Madonna është sot një prej këngëtareve më të pasura, por…