Edhe në Vushtrri do të ndërtohen 25 shtëpi

01 shkurt 2019 | 12:28

Në Komunën e Vushtrrisë do të ndërtohen 25 shtëpi për familjet në nevojë. Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për 22 shtëpi, Komuna e Vushtrrisë do të participojë me shumën prej 5 000 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të sigurohet nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

“Komuna e Vushtrrisë është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndajë një tokë komunale në mënyrë që të gjitha shtëpitë të ndërtohen në një lokacion. Humanisti Halil Kastrati po bënë një punë të jashtëzakonshme në ndihmë familjeve në nevojë. Prandaj në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë dua të shprehë mirënjohjen e falënderimet më të larta për humanistin Halil Kastrati dhe të gjithë ata që po ndihmojnë Shoqatën Humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ në këtë mision fisnik. Vetëm në vitin 2018, Shoqata Humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ ka ndihmuar me shtëpi dhe banesa 13 familje në Vushtrri”, ka thënë Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit janar…