Valmir Bytyqi zbulon portierin e së ardhmes te Kosova

01 shkurt 2019 | 13:51

Trajneri i portierëve në Përfaqësuesen U15, Valmir Bytyqi ka zbuluar për “Epokën e re” se Laurenc Shala është një portier shumë cilësor dhe në të ardhmen pa problem mund të jetë numër një në portën e Kosovës dhe një skuadër të madhe evropiane.

“Po, Kosova e ka një talent shumë premtues që është pjesë e skuadrës se West Ham Unitedit në grupmoshën U15. Është Laurenc Shala, i cili, nëse vazhdon me këtë përkushtim, jam i bindur që brenda katër apo pesë vjetësh do të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen A dhe për një skuadër të madhe evropiane”, ka thënë Bytyqi.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Klinës është zbuluar të premten shtatorja e…