Deputetët votojnë amendamentin që zëvendësministrat të marrin paga edhe pas mandatit

02 shkurt 2019 | 15:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një amandament të propozuar nga Komisioni funksional që përpiloi Projektligjin për Pagat në sektorin publik, i cili zëvendësministrave ua mundëson edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje!, kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, deklaroi se zëvendësministrat nuk mund të krahasohen me pozitat e presidentit, kryeministrit apo deputetëve të “zgjedhur nga populli”.
Momentalisht në Qeverinë e Kosovës janë të emëruar mbi 80 zëvendësministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës,  kanë debatuar gjatë për pagat…