Rriten pagat për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore

02 shkurt 2019 | 17:50

Me 63 vota për dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pas propozimit të tij drejtuar komisioneve parlamentare, sot Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimet edhe për një rritje të pagave për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore. 

“Siç dihet, pagat për këto kategori të krijuesve të artit u rriten edhe në shtator të vitit të kaluar. Dekada e Re do të jetë e artit, sportit dhe kulturës. Urime”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme e ka…