Molliqaj: Glauk Konjufca ishte një vit në SHIK

02 shkurt 2019 | 21:12

Dardan Molliqaj nga PSD-ja në replikën e tij me Shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufcën, ka thënë se ky i fundit ishte për një vit rresht pjesëtar i SHIK-ut.

Deputeti i PSD-së  Dardan Molliqaj, ka deklaruaer se një javë para se të dalë nga ish-partia e kishte marrë vesh për këtë, transmeton Indeksonline.

“Unë ftojë Glaukun, me marrë guximin dhe me tregu të vërtetën. Mos me u fsheh si shefi i tij. Me tregu qysh një vjet ka punu në Shërbimin Informativ të Kosovës. Me marrë guximin dhe me tregu se kur u kon SHIK, Konjufca nuk ka qenë në VV. S’ka pas guxim me tregu se ku ka punu një vit. Unë tek një javë kur kam dalë nga VV e kam kuptu”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, Konjufca në replikën e tij ka thënë se i pranon pretendimet e Dardanit, vetëm nëse ka argument apo fakt për shpifje.

“Glauk Konjuca për një vir rresht ka qenë në SHIK dhe këtë e kam marr vesh vetë pak kohë para se të dal nga Lëvizja Vetëvendosje!…..”, ka thënë Molliqaj në seancën plenare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, në një postim…