![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/4203D525-EF02-4450-9EFD-8F2524A7C6E3.jpeg)
Veseli: Buxheti për vitin 2019 i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re
03 shkurt 2019
| 02:26
“Edhe një vendim i rëndësishëm për vendin nga Kuvendi i Kosovës. Buxheti për vitin 2019 prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit. Falemnderit të gjithë deputetëve. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.