Rikalo për shkarkimin: Kjo dëshmon se serbët nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës

03 shkurt 2019 | 12:03

Nenad Rikalo, i cili u shkarkua nga posti i Ministrit të Bujqësisë nga kryeministri Ramush Haradiaj, deklaroi se ky vendim tregon që serbët nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës, shkruan “Tanjug”, transmeton “Klan Kosova”.

“Ky ndërrim nga Haradinaj është dëshmi se për serbët nuk ka vend në Kosovë. Ai në Facebook ka shkruar se përpiqet për punë me të gjitha komunitetet, se taksa 100 për qind nuk është kundër serbëve. Nuk është problem çfarë thotë ai, por rezultatet tregojnë se me vendimet që i marrin çdo ditë, si ky për Trepçën, tregojnë se serbët nuk kanë vend në Kosovë dhe se në Kosovë nuk ka jetë për ta”, ka thënë Rikalo.

Nenad Rikalo u shkarkua mëngjesin e së shtunës, para seancës për votimin e Ligjit pë buxhetin.

Shkarkimi i Rikalos ishte një nga pesë kërkesat e PSD-së për ta votuar atë ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri Më pak se një vit, paraqita para kryeministrit…