Lekaj, qytetarëve: I gëzofshi projektet në ardhje!

03 shkurt 2019 | 12:22

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit. Pal Lekaj, ka bërë me dije se 298 milionë euro është buxheti i kësaj ministrie, me të cilin kanë paraparë projekte për secilën komunë të Kosovës.

“Autostrada e Dukagjinit, ajo e Gjilanit, segmenti Kijevë – Zahaq dhe një mori projektesh madhore infrastrukturore për Kosovën janë pjesë e buxhetit 2019 që mbrëmë mori miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Me buxhetin më të madh dhe të planifikuar si duhet për nevojat e qytetarëve, që Kosova ka pas ndonjëherë, Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit.

I gëzofshi projektet në ardhje!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë kaluar 20 vite të luftës së Kosovës,…