Aksident i rëndë trafiku në Poklek të Drenasit, tetë të lënduar (Foto)

03 shkurt 2019 | 16:09

Të dielën rreth orës 14:00 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve të tipit ‘BMW’ dhe ‘Opel Astra’, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar për të marrë trajtim mjekësorë. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka [përkujtuar 19-vjetorin e masakrës se 3 dhe…