Prishtina – Shahktar U21, 1-0

03 shkurt 2019 | 19:16

Prishtina sot ka mbyllur ndeshjet testuese para kthimit të së martës në Kosovë. Prishtina ndeshjen e fundit e zhvilloi kundër të rinjve U21 të Shahktarit, skuadër kjo që është bërë sparing-skuadër e shkëlqyer e skuadrave kosovare dhe Prishtina është e para që e mposhtë.

Dhe, për dallim nga viti i kaluar kur bardhekaltrit kishin humbur 2:1, Prishtina sivjet ishte ajo që e fitoi ndeshjen, megjithëse minimalisht, pati mundësi që ta fitonte me rezultat shumë më të thellë.

Për skuadrën e Prishtinës nuk u paraqit vetëm Mankenda që kishte një lëndim të vogël.

Ndërsa ndeshjen e vendosi Mërgim Pefqeli pas aksionit të përkryer dhe asistimit nga Morina në minutën e 14-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me garën e parë për Çmimin e Madh të Australisë…