Aguero mposhti Arsenalin

03 shkurt 2019 | 19:25

Manchester City nuk e ka diskutuar fitoren ndaj Arsenal në Etihad duke triumfuar 3-1 falë tripletës së Sergio Aguero-s.

Tre pikë të tjera për Qytetarët që tani kanë kaluar Tottenham në renditje duke u rikthyer në vend të dytë, vetëm dy pikë më pak se Liverpool që luan të hënën.

Ishte Aguero ai që shënoi golin e dytë më të shpejtë të këtij sezoni të Premier League. Të parin e ka shënuar një javë më parë ndaj Newcastle.
Arsenali kundërpërgjigjet menjëherë me Koscielny, por Aguero shënon edhe dy të tjerë, një përpara dhe një pas pushimit duke kompletuar tripletën e tij.

Kjo është tripleta e 10-të në Premier Ligë për sulmuesin argjentinas, vetëm Alan Shearer ka më shumë (11).

Një tjetër paraqitje zhgënjyese e Arsenal ndaj një ekipi mes gjashtë më të mirëve dhe skuadra e Emery tani ka zbritur në vend të gjashtë të renditjes së Premier Ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sot ka mbyllur ndeshjet testuese para kthimit të së…