OSBE-ja reagon për përfshirjen e RTK-së në Ligjin e pagave

04 shkurt 2019 | 11:14

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur shqetësimin rreth përfshirjes së punonjësve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Ligjin për Pagat, të miratuar më 2 shkurt.

RTK-ja është një transmetues publik i pavarur, me dispozita kushtetuese dhe ligjore që mbrojnë pavarësinë editoriale dhe financiare.

Sipas OSBE-së përfshirja e RTK-së në Ligjin për Pagat dëmton pavarësinë e RTK-së dhe statusin e transmetuesit publik.

Po ashtu, OSBE-ja ka bërë thirrje për respektimin e standardeve relevante ndërkombëtare për transmetuesit e shërbimit publik, të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës dhe kuadrin ligjor.

Në këtë kontekst, misioni i OSBE-së ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin në konsideratë ndryshimin e Ligjit për Pagat në përputhje me rrethanat dhe t’i adresojnë çështjet në lidhje me RTK-në përmes ligjit të vet të veçantë, siç është bërë deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes me Atalantën, Juventusi u ndal nga Parma, duke…