Rukiqi: Ligji për Pagat krijon hendek në mes të sektorit publik dhe privat

04 shkurt 2019 | 14:52

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se Ligji për pagat krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat. Ai ka thënë se është shqetësuese për sektorin privat Ligji i pagave, pasi sipas tij një shumë e madhe e buxhetit shkon për paga e skema sociale.

Rukiqi ka thënë se sektori privat ende mbetet me pagën mesatare tejet të ulët. “Për sektorin privat është shqetësuese si kemi ardhur tek një politikë që 1.4 miliard e buxhetit i lë për paga dhe skema sociale. Në asnjë rast shpenzimi i tillë i buxhetit nuk është as stimulues dhe as fuqizues i rritjes ekonomike të qëndrueshme. Mund të arrijë konsumin për një fazë të qëndrueshme por është rritje e njëhershme dhe krijon diskrepancë të madhe mes sektorit privat dhe publik”, ka deklaruar Rukiqi në një konferencë për medie.

https://www.facebook.com/MekaHalalFood/photos/a.461955333863360/2108530209205856/?type=1&theater

Ai ka thënë se nuk mund të ketë rritje ekonomike të qëndrueshme në bazë të kësaj politike që po bëhet. “Burim i rritjes ekonomike është konsumi dhe investimet publike. Konsumi nga diaspora dhe investimet shkojnë në infrastrukturën rrugore”, u shpreh ai.

Rukiqi po ashtu ka folur edhe për ndikimin e taksës 100 për qind, ku tha se ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendor dhe sipas tij, është rritur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

Ai ka ftuar bizneset që të shfrytëzojnë mekanizmin për mbrojtjen e interesave të tyre përmes zyrës e cila ndodhet në Kuvendin e Kosovës. “Qëllimi i kësaj zyre është të fuqizojë dhe prezantojë biznesin në procesin legjislativ, duke qenë se ka shumë ligje që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguajnë tatimpaguesit më të mëdhenj, bizneset”, është shprehur shpreh Rukiqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së…