Çka do të thotë rritja e pagave në Kosovë, nga një kënd tjetër?

04 shkurt 2019 | 15:09

Shkruan: BURIM PIRAJ

Është predikuar kohë të gjatë se rritja e pagave është e rrezikshme dhe se nuk bënë të kaloj 40% të buxhetit të shtetit e tjera gjëra.
Mirëpo, në realitet rritja e pagave dhe mëditjeve si dhe rritja e buxhetit për kulturë rini dhe sport, si dhe për aktivitete të tjera ku paratë derdhen direkt në popull, në Kosovë kanë efekt shumë pozitiv.

Arsyeja e kësaj është se në këtë mënyrë paraja shkon në duar të popullatës dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit! Krejt meseleja është që para për investime kapitale do të ketë më pak, ose për ta shpjeguar më mirë, kjo qeveri mundësinë e pasurimit nga tenderët e ka më të vogël! Ku është thelbi? Thelbi është se me paga ndahet paraja në tërë territorin e Kosovës, ndërsa me tenderë përfitojnë vetëm individët apo klanet e caktuara dhe ata pasurohen në mënyrë marramendëse!

Prandaj, unë i gëzohem rritjes së pagave dhe shpresoj të rriten edhe më shumë. Sektori privat nuk do ta ketë pengesë rritjen e pagave por do ta ketë mundësi për zhvillim edhe më të madh. Prandaj, duhet strategji dhe të mos frikësohen që edhe në sektorin privat të rriten pagat ngase punë do të ketë më shumë dhe do të ngritët përgjegjësia e punëtorëve shumë më shumë dhe me ngritjen e përgjegjësisë normal që rezultatet nuk do të mungojnë! Sukses!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka…