Dy vjet dashuri
05 shkurt 2019
| 11:18
Jennifer Lopezi dhe Alex Rodriguez po festojnë dyvjetorin e lidhjes. Këngëtarja 49-vjeçare ka bërë një dedikim emocionues në rrjetin social “Instagram” për të dashurin 43-vjeçar.
“Dy vjet të qeshura, dy vjet argëtim, dy vjet aventura. Dhe aq shumë dashuri. Ti e bën botën time një vend më të bukur dhe të sigurt. Më bën të ndihem si një adoleshente që fillon nga e para. Çdo herë e kujtoj se sa e bekuar jam që të kam gjetur ty. Të dua shumë”, ka shkruar këngëtarja.