Haradinaj mbështet ngritjen e memorialit për 1 370 fëmijë të vrarë gjatë luftës në Kosovë  

05 shkurt 2019 | 12:36

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj të cilët kanë iniciuar ngritjen e një memoriali për 1 370 fëmijë të vrarë dhe të masakruar në luftën e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ngritja e këtij memoriali do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe do i bënë jehonë në botë të drejtës sonë.

“Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami…