Sot zgjedhet drejtori i ri i ATK-së

06 shkurt 2019 | 09:12

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka përzgjedhur drejtorin e ri që do ta drejtojë këtë institucion.

Burime të Epokës së re mësojnë se Ilir Murtezaj është zgjedhur drejtor i ri i ATK-së dhe këtë përzgjedhje do ta zyrtarizoj,  kryeministri Haradinaj në mbledhjen e radhës së qeverisë, e cila do të mbahet sot.

Që fillim të muajit janar kanë nisur intervistimet për pozitën e drejtorit të ATK-së, ku britanikët nga gjithsej 17 kandidatë që kanë plotësuar kriteret të jenë pjesë e listës së ngushtë, pas intervistave që zgjatën tërë javën e kaluar, i kanë vlerësuar si të përshtatshëm 5 kandidatë.

Ku prej këtyre pesë kandidatëve, Murtezaj ka fituar më se shumti pikë, duke u bërë drejtor i ATK-së. Deri në muajin janar këtë institucion shumë të rëndësishëm e ka drejtuar Sakip Imeri, ndërsa tani është duke u udhëhequr nga u.d i drejtorit të përgjithshëm, Bashkim Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeni i Emiliano Sala është ende duke pritur futbollistin që…