Në Drenas organizohet protestë për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares

06 shkurt 2019 | 15:13

Në lidhje me rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga profesori dhe polici, shoqëria civile e kësaj komune, më 8 shkurt, do të organizojë protestë duke parashtruar dhe disa kërkesa për të zbardhur rastet e tilla.

Marshi i protestës fillon nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vazhdon rrugës kryesore dhe mbaron te stacioni policor.

Sipas eventit të publikuar, shoqëria civile e Drenasit kërkon zotim publik nga komandanti i Policisë së Drenasit në pesë pika, ndërprerjen e licencës së doktorit dhe mbylljen e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm nga shtatzënia e 16-vjeçares.

“Për këtë arsye, ne, shoqëria civile e Drenasit, do të organizojmë protestë dhe do të kërkojmë që drejtësia të bëj vend. Si rrjedhojë, kërkesat tona janë këto: 1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika. 2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm. 3. Largimi i profesorit nga shkolla. 4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës”, është thënë në njoftimin për media.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur nënshkrimin…