Zgjerimi i NATO-s vazhdon me Kosovën

07 shkurt 2019 | 09:35

Burim Ramadani

Ballkani Perëndimor është i sigurt, stabil dhe në paqe vetëm me zgjerimin e NATO-s. Kosova është shteti i radhës. 

Prezenca e NATO-s në Ballkan, qoftë përmes misioneve, qoftë përmes bashkëpunimit, duhet të vazhdojë. Porse, mënyra e vetme për të pasur paqe të qëndrueshme është që zgjerimi i NATO-s të mos përfundojë. 

Kosova është e gatshme qysh sot të fillojë procedurat e anëtarësimit. Para kësaj, një rrugë specifike për Kosovën duhet gjetur nga vet NATO-ja. Më e mira patjetër se do të ishte njohja apo moskundërshtimi nga shtetet jo-njohëse brenda Aleancës. Sidoqoftë, zgjerimi i NATO-s edhe më tutje në Ballkan është garancë për përballje efektive dhe të përbashkët ndaj aktiviteteve armiqësore në rritje të Rusisë. 

Kosova do të jetë anëtari i 31-të i NATO-s. 

Orientimi dhe vullneti ynë politik e popullor drejt Aleancës Verio-Atlantike është krejtësisht i qëndrueshëm. Kriteret bazike politike, institucionale e ushtarake janë plotësisht të përmbushura, madje edhe më pozitive krahasimisht me shtete tjera. Aspekti gjeo-strategjik dëshmon për një domosdoshmëri zgjerimi me qëllim të përfrocimit të sigurisë në kontinent.

Tashmë, kur Maqedonia e Veriut po bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, rrugëtimi i tillë i Kosovës duhet të përshpejtohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të…