Meta pritet nga kongresmeni Engel, temë diskutimi edhe Kosova

07 shkurt 2019 | 10:11

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në Shtetet e Bashkuara nga kongresmeni amerikan Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, njëkohësisht një nga emrat që ka kontribuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Kreu i shtetit shqiptar, pasi e ka falënderuar Engelin për rolin e tij të pazëvendësueshëm, ka kërkuar prej tij të ndikojë për një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por në veçanti në sfidat euroatlantike të rajonit.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, është  shprehur presidenti Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me ministrin…