Shaqiri: Nuk kemi presion

07 shkurt 2019 | 14:50

Xherdan Shaqiri këmbëngul se presioni nuk ishte shkaku i barazimit të Liverpoolit kundër Leicester Cityt. Shqiptari ka pohuar se skuadra nuk po vuan dhe se lojtarët janë të relaksuar në këtë aspekt.

“Unë nuk ndiej asnjë nervozizëm në ekip. Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Unë nuk shoh asnjë presion këtu”, ka thënë zvicerani për “Sky Sports”.

“Ne punojmë çdo ditë, ne shkojmë në çdo ndeshje me mentalitetin se do të qëndrojmë deri në fund të sezonit në vendin e parë. Ndoshta tifozët janë më nervozë se ne. Kjo është shumë normale. Kam përjetuar të njëjtën gjë në Bayern. Ne nuk bëhemi nervozë, vetëm luajmë lojën tonë dhe përpiqemi të fitojmë”, ka deklaruar Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksander Ceferin është rizgjedhur për një mandat katërvjeçar si President…