Barça nuk e dëshiron Neymarin, Iscon po

07 shkurt 2019 | 16:07

Barcelona nuk është duke planifikuar që të rikthejnë brazilianin nga Paris Saint Germain, Neymar. Skuadra spanjolle është e interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Isco. Kështu së paku ka bërë të ditur presidenti i klubit katalunas, duke konfirmuar interesimin për Iscon.

“Kurrë nuk kam folur për Neymarin me parisienët dhe askush nuk i ka bërë thirrje që të kthehet në Barcelonë. Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por Neymar nuk është në listë”, ka thene Bertomeu për “Marca”.

“Nëse trajneri kërkon një lojtar të largohet nga Madridi, natyrisht, se ne jemi të gatshëm për të nënshkruar. Nuk ka asnjë pakt mes dy klubeve, të gjithë po përpiqemi për të bërë një ekip të mirë. Ne do të flasim me Realin për Iscon”, ka deklaruar Bertomeu.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të…