Greqia pritet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

08 shkurt 2019 | 11:21

Parlamenti i Greqisë pritet të votojë të premten protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën veriatlantike, duke i dhënë kështu fund kontestit mbi 27-vjeçar për emrin.

Ky votim vjen pasi Maqedonia ka arritur marrëveshje me Greqinë për të ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut, si dhe pas ratifikimit të këtij pakti në parlamentet e të dyja shteteve.

Votimi i 8 shkurtit në parlament pritet të ndodhë pasdite.

Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, prej kur kjo e fundit ka fituar pavarësinë më 1991 duke deklaruar se ky emër shpërfaq pretendime për një territor në Greqi me po këtë emër.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov ka nënshkruar më 6 shkurt marrëveshjen për anëtarësim në NATO, një hap kyç që i mundëson Shkupit të kthehet në anëtarin e 30-të të aleancës.

Maqedonia ka thënë se pret që Greqia të jetë vendi i parë anëtar që do të ratifikojë protokollin për anëtarësim, dhe më pas autoritetet maqedonase do të ndryshojnë emrin e shtetit.

Ligjvënësit grekë në anën tjetër pritet të miratojnë hyrjen e Maqedonisë në NATO, ashtu sikur edhe anëtarët tjerë të aleancës. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë tërheqjen e numrave…