Lajmi i mirë për Tottenhamin, Dele Alli kthehet në mars

08 shkurt 2019 | 16:26

Dele Alli ka bërë hapa të mëdhenj drejt shërimit të lëndimit të kofshës dhe rikthimit në fushën e futbollit.

Së bashku me Harry Kanen, janë dy futbollistët që po i mungojnë Tottenhamit në këtë fazë, kur është rritur intensiteti i ndeshjeve.

Alli u lëndua muajin e kaluar dhe po stërvitet ngadalë në Dubai, por nuk do të mund të jetë i gatshëm për ekipin deri në fillimi të muajit mars, shkruajnë mediet në Angli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në…