Kurorat e vjedhura me vlerë 7 milionë dollarë gjenden në kosh të plehrave

10 shkurt 2019 | 12:51

Thesari mbretëror suedez që u vjedh nga një katedrale vitin e kaluar është gjetur në një kazan plehrash në Stokholm.

Dy kurora dhe një spektër që datojnë në vitin 1961 u morën nga Katedralja Strangnas në perëndim të Stokholmit më 31 korrik 2018.

Bizhuteritë, që u përdorën për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina, janë me vlerë 7 milionë dollarë.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë për “Sky News” se tani po punohet për të përcaktuar nëse janë me të vërtetë bizhuteritë e vjedhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka përdorur një strategji mjaft efikase kur luajti…