Haradinaj: Taksa nuk hiqet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me krerët institucionalë dhe disa anëtarë të ekipit negociatorë, duke thënë se temë diskutimit ka qenë platforma e dialogut, e cila shumë shpejt pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.
“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka përsëritur edhe një herë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.
I pyetur nga gazetarët, Haradinaj ka folur dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, duke thënë se për anulimin e kësaj vizite nuk i di arsyet.
Këto koment kryeministri Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi” në qytetin e Pejës. /kp/